Kronikë

Me çati të rrënuar e mure të plasaritura, degradon qendra shëndetësore në Kukës! Banorët: Ka mbi 3 vjet kjo situatë, infermierët futen me frikë

13 Prill 2021, 19:22| Përditesimi: 13 Prill 2021, 19:26

  • Share

Me një çati të rrënuar, mure të plasaritura kjo është gjendja e Qendrës Shëndetësore në fshatin Kolsh të Kukësit. Rreth 200 banorë të kësaj zone, janë pa shërbime mjekësore për shkak të degradimit të qendrës shëndetësore.

Nuk vjen kush të interesohet. Vijnë infermierët hyjnë në një dhomë aty, kryejnë atë punën e vet dhe ikin. Ca të them. Kemi frikë, po ça të bëjmë gjilpërën duhet ta bëjmë. Edhe kjo kohë virusi shumë e ndërlikuar, janë njerëzit të detyruar të shkojnë”, shprehet një banor i fshatit.

Ata apelojnë për rikonstruksionin e kësaj ambulance, që ka dalë jashtë funksionit prej 3 vitesh.

“Ka 3 vjet e më shumë kjo situatë, infermierët futen me frikë këtu. Këtu edhe me ardhë njerëzit për të bërë gjëlpëra, kanë frikë me u fut brenda. Këtu flet vetë ambulanca,  nuk ka nevojë të flasë e ta sqaroj unë. Muret janë çarë, çatia nuk ka vënë askush dorë në të. Kemi ngelur si jetim në shtëpi”, thotë një banor tjetër.

Që prej 2004 kur u ndërtua me fondet e PNUD-it nuk ka njohur asnjë investim.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?