'Më censuruan', Jetmirit s’i del e keqja me produksionin e BBV

21 Prill, 13:03| Përditesimi: 21 Prill, 13:23

  • Share

Pasi u largua gjatë spektaklit të mbrëmshëm, Jetmiri duket se nuk i ka dalë e keqja me produksionin e Big Brother Vip.

Në një video që ish-banori publikoi në rrjetet sociale është shprehur se atij se i është mohuar e drejta për të bërë lojën e tij dhe se është ndjerë i censuruar nga produksioni. Ndërsa më tej shprehet se vendimi për të hequr dorë nga loja erdhi si pasojë e një trysnie psikologjike.

“Të dashur miq, siç ju e patë edhe në Prime-n e kaluar, mua mu mohua një e drejtë ekzistenciale, pasi në të gjithë të drejtën e botës qoftë edhe të  këtij formati, me rregulla dhe me rregullore po deshët, nuk mund t’i mohohet e drejta një lojtari të vendosë të bëjë lojën si ta dojë ai.

Në vazhdën e të drejtave të mohuara, të para gjithmonë në opinionin dhe perceptimin tim, unë ndjeva një censurë ndaj meje dhe nën kushtet e një trysnie psikologjike të tmerrshme vendosa të largohem nga loja. Nëse juve ju duket që gjykimi i “Big Brother” është i drejtë, atëherë kjo është Shqipëria tjetër”, thotë ai.

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Lena: 22/04/2024 03:16

    U vonove shume ishe me I dobeti shpetuam nga ti

    Përgjigju
  • Grup: 21/04/2024 15:50

    Futja kot Jetmir. Ty ste beri gje produksioni. Harrove ti kur i thoshin Kiares ke fituar dhe si shperblim po te lezojme lajmet ne gazeta dhe i treguan te 99 qa flitej jashte. Apo Luizit ca si provokoshin por ja dolen me lujte dhe me fitu.

    Përgjigju
  • ALTINI: 21/04/2024 15:40

    Shyqyr qe dole sena e shpife me ate te foluren sikur te ka ngecur shiriti.

    Përgjigju
  • Bigu: 21/04/2024 15:32

    Njeri me te merzitshem nuk kam pare,beri mire qe iku

    Përgjigju
  • Ismail: 21/04/2024 13:48

    Dole me shume vonese sepse ti duhej te dilje pa u futur akoma.Ka kuptim edhe kjo shprehje pasi me çfar tregove me sjelljen tende qe ne fillim per mua meriton noten...4..

    Përgjigju
    • Ilirian: 23/04/2024 13:07

      Ai bigbradher jo vëlla i madh që nuk është, por as kushuri i 17.janë mbledhur rrogtarëakrabaja dhe po na ndyjnë mjedisin, thua se njerëzit në jetë bëkërkan vetëm dashuriça, thashetheme dhe retorika pa bik yndyre. Shumë keq.Arbana do ta fuste në zap po të ishte, por si kudo, eksperimente.

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?