Ish kryeministri Sali Berisha është pyetur nga gazetarja, Danjela Maloku se me çfarë fondesh do financohen kandidatët për bashkitë e vendit tani që ish kryeministri nuk ka parti. Ai u shpreh se do financohen me besimin e qytetarëve dhe nga disa donacione.
“Ali Basha dhe AliBrava janë sot shpërdoruesit më kryesor të fondeve publike në historinë e këtij vendi. Ata ndonëse përfaqësojnë vetëm interesat e tyre kriminale kanë marrë të gjitha fondet që i takojnë PD dhe i kanë shndërruar siç i kanë dashur vetë. Ato janë para nga taksapaguesit shqiptar por jo për veglat e Ramës. Rama u ka dhënë para pengjeve të veta.
Kandidatët e bazojnë fushatën te besimi i qytetarëve, do të ketë dhe donacione me mekanizma transparente. Nuk ka asnjë qindarkë, i marrin Lul Bravat. Paratë që paguajnë 62- mijë taksapaguesit shqiptar, i marrin vetëm ata të dy.”- tha Berisha.
Lajmi kryesor:
Me çfarë fondesh do bëhen fushatat e kandidatëve? Berisha: Na i kanë marrë 'pengjet' e Ramës, por ne kemi besimin e qytetarëve
G.MO//ReportTv.al