Ekonomi

Me çfarë po ushqehemi? Ulet prodhimi bujqësor e blegtoral, tufat e bagëtive po ‘rrudhen’ (SHIFRAT)

9 Korrik, 16:55| Përditesimi: 9 Korrik, 19:36

  • Share

Tokat përveçse po mbeten djerrë, tashmë nuk po shkelen as nga bagëtitë. Tkurrja e tufave të bagëtive po ulë ndjeshëm prodhimin e bulmetit dhe të mishit në Shqipëri. Sot Shqipëria ka vetëm 224 mijë lopë, numër që brenda një dekade është ulur me 137 mijë krerë.

NUMRI I BAGËTIVE NË SHQIPËRI
                   VITI 2015                  VITI 2024
Lopë         361,860 krerë             224,301 krerë
Dhi            711,530 krerë             500,720 krerë
Dele          1,426,200 krerë           968,330 krerë

Kjo rënie e numrit të lopëve është reflektuar direkt edhe në treg, jo vetëm me çmime më të larta për qytetarët por edhe me zëvendësim të produktit vendas me atë të importit. Për shkak të zvogëlimit të tufave me lopë, vjet u prodhua vetëm 75 mijë tonë qumësht ose 6.5% më pak se në vitin 2023.

PRODHIMI I BULMETIT NGA LOPËT           
Numri i lopëve                   224,301 krerë
Prodhimi i qumështit          75 mijë tonë
Prodhimi i djathit                  7.197 tonë

Rrudhjen më të madhe të tufave e kanë blegtorët e deleve. Nga 1.4 milionë krerë në 2015-ën në fund të 2024-ës numri ra në 968 mijë krerë. Pasoja është e njëjtë si tek lopët, më pak qumësht e djathë prej dele. Nga këto tufa delesh vjet u mblodh vetëm 12 mijë tonë qumësht dhe u prodhua 2200 tonë djathë, shumë më pak se në vitin 2023.

PRODHIMI I BULMETIT NGA DELET
Numri i deleve                   968,330 krerë
Prodhimi i qumështit          12 mijë tonë
Prodhimi i djathit                2.249 tonë

Po kështu sipas të dhënave të INSTAT, është ulur me gati 210 mijë numri i dhive, pasi në total kemi vetëm 500 mijë krerë nga 711 mijë para një dekade. Për pasojë kemi më pak qumësht e djathë dhie bio në tregjet tona. Vetëm 8 mijë tonë qumësht dhie u grumbullua vjet, ndërsa prodhimi i djathit të dhisë ra në vetëm 1 mijë tonë, 16,8% më pak se një vit më parë.

PRODHIMI I BULMETIT NGA DHITË
Numri i dhive                   500,720 krerë
Prodhimi i qumështit          8 mijë tonë
Prodhimi i djathit                 1.039 tonë

Burimi kryesor i qumështit, djathit, gjalpit apo mishit duket po shteron. Shifrat e INSTAT tregojnë se vjet u grumbullua në total 95 mijë tonë qumësht në të gjithë Shqipërinë me rënie prej 6,6%, krahasuar me vitin 2023, nga i cili vetëm 12 mijë tonë doli në treg për konsum.

Kjo ulje prodhimi po i mban të larta çmimet e bulmetit. Mesatarisht një kilogramë gjalpë shitet me 1122 lekë, djathi i bardhë 900-1100 lekë apo qumështi me 160 lekë litri.

Përtej shtrenjtimit, nga mungesa e prodhimit të mjaftueshëm vendas nga supermarketet e mëdha e deri në dyqanet e lagjeve dominon prodhimi i importuar.

K.T./I.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Prishtine - Gjilan: 09/07/2025 17:25

    Duhet nje marrveshje me kosoven te marri shteti Shqiptar prodhime mishi nga Kosova me kontrolle nga 2 palet keshtu kemi konsum cilesor

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Aksioni kundër objekteve pa leje në sezon, a dëmtohet imazhi i vendit?