I lënë tërësisht në harresë, segmenti rrugor prej gati 2 kilometra qe lidh disa fshatra të njësisë administrative Cakran me autostradën Levan - Tepelenë është kthyer në makthin e afro 1000 banorëve. Rruga pa asfalt gjatë stinës së reshjeve bëhet pothuajse e pakalueshme.
“Kemi tokat poshtë dhe nuk shkojmë dot! Ja shikojë zonjën atje që po vjen me çizme. Unë kam bërë dy orë që eci nëpër baltë desh u mbyta. Mezi ecim në këmbë, makinat e vogla nuk futen këtu vetëm fuoristradat”, thanë banorët.
Një prej banorëve, kthyer nga emigrimi pohon se një situatë të tillë nuk e sheh askund. Për të dalë autostradë, ndjekin një itenerar më te gjate prej 10 km, pasi rruga e fshatit vetem 2 km nuk kalohet prej gropave.
“Kjo është fytyra e shtetit! Këtu vijnë veç për vota. Më mirë kemi qenë në kohën e diktaturës se sa sot. Këtu nuk kalohet, është bërë kërmë ky vend”, thanë të tjerë banorë.
Banorët e Gorishovës, në njesinë e Cakranit, apelojnë pë ndërhyrje të shpejtë nga Bashkia e Fierit, e cila ka ne pronesi kete segment rrugor. Ndersa burime nga ky institucion thanë se nuk është pjesë e investimeve në buxhetin e këtij viti.