Politikë

Me daulle dhe flamuj kuqezi, qytetarët mblidhen për të parë inagurimin e aeroportit të Kukësit: Presim nipin nga Londra, kemi 10 vite që s'e shohim! S'e di për kë voton (VIDEO)

18 Prill 2021, 13:34| Përditesimi: 18 Prill 2021, 14:44

  • Share

Dhjetra qytetarë, nga Burreli, Kukësi, Peshkopia si dhe nga Kosova, janë mbledhur ditën e sotme, për të parë inaugurimin e aeroportit të Kukësit. Me daulle dhe plot entuziazëm disa prej qytetarëve thonë se po presin të afërmit e tyre, e ndërsa të tjerë thonë se kanë dalë vetëm për kuriozitet.

‘Jam nga Burreli! Presim nipin tonë që vjen nga Londra! Nuk e dimë se për kë do të votojë ai, por ne kemi 10 vite që nuk e shohim në sy. Do të ketë shumë zhvillim për zonat e veriut në Shqipëri.’- tha një qytetar.

‘Kam ardhur nga Prizreni, për të parë sesi është ndërtuar.’- tha një tjetër.

‘Hallall ja boftë zoti Edi Ramës dhe qeverisë së tij do të ketë shumë zhvillim edhe për zonën e veriut edhe për Kosovën. Me këtë kryeministër zoti ja boftë jetën 1000.’-tha më tej një qytetar.

‘Vijmë nga Peshkopia për inaugurimin e aeroportit më të bukur në vend.’- u shpreh një tjetër.


Lajmi kryesor:

Ulet avioni i parë në Aeroportin e Kukësit 'Zayed, Flatrat e Veriut', festë kuqezi dhe entuziazëm! Rama zbret me emigrantët nga Londra: S'jam 3D, por real! Ditë e veçantë për shqiptarinë


M.Q.//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?