Ministrja e mbrojtjes Mimi Kodheli mes djemve hasjanë në Londër

Politikë
Top 24

Me djemtë kuksianë në mes të Londrës, Mimi Kodheli merr surprizën e veçantë në ditën e lindjes (Foto)

12 Shtator 2018, 17:19| Përditesimi: 12 Shtator 2018, 17:29

  • Share

Ministrja e Mbrojtjes ka festuar ditën e kaluar ditëlindjen e saj. Kjo ditë e veçantë për të e ka gjetur Mimi Kodhelin në Londër së bashku me deputetin e LSI, Luan Rama për të përfaqësuar Kuvendin e Shqipërisë në Seminarin Parlamentar për Ballkanin Perëndimor, organizuar nga Parlamenti i Mbretësisë së bashkuar.

Kodheli është gjithashtu deputete e qarkut të Kukësit ku përfshihet edhe Hasi. Kështu që mes shumë djemsh kuksianë, Ministrja e Mbrojtjes është surprizuar me një urim dhe tortë të veçantë për ditëlindjen e saj. Në tortë shihet të jetë printuar një foto e ministres. Fotot janë publikuar nga ish-deputeti Ylli Shehu, i cili është me origjinë nga i njëjti qark.

Postim i bërë nga ish-deputeti Ylli Shehu

“Në ditëlindjen e Mimi Kodhelit, deputetes së Kukësit, mes djemsh të këtij qarku në Londër. 
Sa vjeç mbushi Mimi? E kush di ta thotë? E sigurt më pak nga të gjithë ne në këtë tryezë,”- shkruan Shehu krahas fotove ku shihet atmosfera festive.

 

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A e keni të qartë se si duhet të votoni më 11 maj?