Olti Curri dhe Luana Vjollca

VIP & Spektakël

“Më do publiku”, Olti Curri ‘dush’ të ftohtë Luana Vjollcës, i publikon shifrat (Foto)

29 Shtator 2018, 21:12| Përditesimi: 29 Shtator 2018, 21:15

  • Share

Blogeri Olti Curri, i njohur për komentet e tij thumbuese në rrjetet sociale, prej ditësh është fokusuar tek moderatorja Luana Vjollca.

Pak ditë më parë, Olti shkruante për fotoshop-in e përdorur nga Vjollca në jo pak raste për fotot e postuara në Instagram, ndërsa sot, Curri është marrë me rikthimin e Luana Vjollcës në ekran me sezonin e dytë të “Shiko kush luan”.

Luana njoftoi më herët se ishte kërkesa e publikut që ajo të rikthehej në ekranin e Top Channel, ndërsa Olti Curri ka bërë një sondazh. Në sondazhin e tij në Instagram, rezulton se për 3 orë kanë votuar 3 mijë njerëz, 80% e të cilëve kanë votuar “Jo”.

Sondazhi i Olti Currit në Instagram

Pra, mesazhi është i qartë. Sondazhi tregon se Luana Vjollca nuk është rikthyer sepse e kërkon publiku

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Nisi fushata zgjedhore për 11 majin, si e parashikoni?