Foto ilustruese

Kronikë

Mashtruan italianët duke përfituar 4 milionë euro, arrestohen 2 vëllezërit shqiptar! Pritet ekstradimi drejt Italisë (EMRAT)

5 Dhjetor 2024, 17:13| Përditesimi: 5 Dhjetor 2024, 17:54

  • Share

Dy vëllezër janë arrestuar ditën e sotme në kuadër të një operacioni të koduar “Double click”, pasi akuzohen se përmes mashtrimit kompjuterik kanë realizuar fitime rreth 4 000 000 euro ndaj shtetasve italianë.

Policia bëne me dije se janë vënë në pranga Alban Sinanaj, 32 vjeç, banues në Vlorë dhe Shkëlzen Sinanaj, 42 vjeç, banues në Tiranë.

Këta 2 persona akuzohen për veprat penale “Mashtrimi kompjuterik”, kryer më shumë se një herë, dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose të veprimtarisë kriminale“.

‘Akuzohen se kanë kryer mashtrim kompjuterik ndaj shtetasve italianë, prej të cilit kanë realizuar fitime rreth 4 000 000 euro, arrestohen me qëllim ekstradimin në Itali, 2 shtetas(vëllezër)’, njoftoi sot policia.

Vijon bashkëpunimi me autoritetet italiane, për ekstradimin e 2 vëllezërve.

S.G/S.B/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?