Shëngjin- Një 25-vjeçar nga Shkodra është arrestuar nga policia pasi u kap në flagrancë me doza kokaine dhe kanabisi në Shëngjin.
“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të DVP Lezhë, në bashkëpunim me shërbimet e Stacionit të Policisë Shëngjin, si rezultat i veprimeve hetimore të kryera bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca informative, goditën një rast të shitjes së lëndëve narkotike, në doza.
Në vijim të veprimeve për këtë rast, u arrestua në flagrancë shtetasi I. I., 25 vjeç, banues në Shkodër”, informoi sot policia.
Më tej blutë bëjnë me dije se gjatë kontrollit fizik i sekuestruan të riut edhe një thikë.
“Gjatë kontrollit fizik ndaj këtij shtetasi, shërbimet e Policisë gjetën doza të lëndëve të dyshuara narkotike kokainë dhe kanabis, që ai i posedonte me qëllim shitjen, dhe një mjet prerës (thikë), të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale”, thuhet më tej në njoftim.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta".
Komente
