Foto Ilustruese

Kronikë

Me drogë dhe para në makinë, arrestohet çifti i shqiptarëve në Itali (Emrat)

5 Nëntor 2018, 14:54| Përditesimi: 5 Nëntor 2018, 15:00

  • Share

ITALI- Një çift shqiptarësh janë arrestuar nga policia italiane pasi gjatë kontrolli në makinën e tyre është gjetur drogë dhe para.

Bëhet fjalë për Aleksandër Zhava dhe Lisa Zille, të cilët në momentin kur policia i kërkoi të ndalonin ata u shprehën të frikësuar.

Dyshimet e policisë ishin të sakta, në makinën dhe në banesën e shqiptarëve në Porcia u gjet kokainë, marijuanë, ekstazi dhe një sasi e konsiderueshme parash.

Zhava, 29 vjeç dhe Zille 24 vjeç, pritet të dalin para trupës gjykuese për masën e dënimit ndaj tyre. Në një prononcim për mediat, avokati i tyre mbrojtës u shpreh se droga që iu gjet shqiptarëve ishte brenda limiteve të konsumit personal.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Nis fushata zgjedhore për 11 majin, si e parashikoni?