Këngëtarja me famë botërore, Dua Lipa ka uruar shqiptarët për 109-vjetorin e Pavarësisë.
Me duart në formën e shqiponjës, Dua ka ndarë me ndjekësit një fotografi nga muzeu i “Skënderbeut” në Kalanë e Krujës, të cilën e vizitoi verën e këtij viti së bashku me familjen.
“Urime 28 nëntorin. Urime Ditën e Pavarësisë Shqipëri”, shkruan ajo krah fotos.
Ajo ka publikuar edhe disa fotografi të tjera, nga vizita e saj në Krujë.
Lajmi kryesor:
109-vjetori i Pavarësisë, urojnë VIP-at! Dua Lipa: Urime! Luana Vjollca: Gëzuar Shqipëria ime! Gold Ag dy gëzime në një ditë
J.GJ.//ReportTv.al