Policia e Los Angeles largoi mbrëmjen e djeshme ekipin e CNN nga protestat në qendër të qytetit.
Të gjithë anëtarët e ekipit, përfshirë gazetarin Jason Carroll, u shoqëruan nga oficerë me duart pas shpine, por jo të prangosur, jashtë perimetrit të demonstratave, raportoi stacioni televiziv.
"Është diçka që nuk e prisja, vetëm sepse kemi qenë këtu gjithë ditën. Kemi mbuluar shumë protesta", tha Carroll.
"Zakonisht oficerët e kuptojnë se shtypi është atje duke bërë punën e tij", shtoi ai.
Komento
Komente
