Dua Lipa

Kronikë

Me duart si shqiponjë dhe një buzëqeshje, Dua Lipa pozon nga Muzeu i Skënderbeut: Shumë dashuri

25 Korrik 2021, 15:47| Përditesimi: 25 Korrik 2021, 15:52

  • Share

Ylli shqiptar i muzikës botërore, Dua Lipa me duart si shqiponjë ka publikuar një fotografi nga Muzeu Historik dhe Etnografik i Krujës, pranë shpatës së Skënderbeut.

Përveç saj, Dua ka ndarë me ndjekësit disa prej momenteve më të veçanta me familjen dhe të dashurin e saj.

“Shumë dashuri”, shkruan ajo në rrjetin e saj social Instagram.

Kujtojmë se 2 ditë më parë, Dua mbërriti në Tiranë dhe zhvilloi takim me kryebashkiakun e Tiranës me të cilin diskutoi rreth planeve të saja dhe mundësinë e një koncerti surprizë në Shqipëri.

Ata së bashku inspektuan edhe punimet për rindërtimin e Kopshtit 42 në Tiranë, i cili u dëmtua nga tërmeti i 26 Nëntorit 2019.

Këngëtarja shqiptare do të financojë mobilimin e plotë të kopshtit, me kapacitet 300 fëmijë, ndërsa godina po ndërtohet me ndihmën e Fondit të Katarit.

J.GJ./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?