'Më duhet një pushim shumë i gjatë', Adele heq dorë nga muzika?

18 Korrik, 08:07| Përditesimi: 18 Korrik, 17:04

  • Share

Adele ka dhënë një intervistë dhe ka folur për planet e saj në të ardhmen, lidhur me muzikën. Siç tha ylli britanik gjatë intervistës së saj televizive me ZDF të Gjermanisë, ajo nuk ka ndërmend të publikojë muzikë të re së shpejti.

“Nuk kam plane për muzikë të re. Dua një pushim të gjatë” , tha ajo.

Më pas ajo ka shpjeguar se do të donte të ndiqte aktivitete të tjera krijuese gjatë kësaj kohe, jashtë muzikës. “Dua të bëj gjëra të tjera krijuese, vetëm për pak kohë ”, tha ajo.

Përveç kësaj, ajo është duke u përgatitur për rikthimin e saj në Angli dhe më konkretisht në Londër, pas përfundimit të koncerteve të saj në Las Vegas në muajt në vijim.

SI.E.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?