'Më duhet një tampon urgjent, të kërkojë sa të dojë', SKEMA si mjeku i arrestuar merrte para për të bërë testin anti-COVID jashtë radhe

9 Mars 2021, 11:21| Përditesimi: 9 Mars 2021, 11:22

  • Share

1615041266_SPAK768x4321.jpg

Report TV ka zbardhur më herët një pjesë të përgjimeve se si Niko Nika ndërhynte te mjekët që t'u bëhej tamponi jashtë radhe kundrejt shumave të parash.

Korrupsioni me tamponin për COVID-in
Në datë 18 qershor një person, Gentian Qesku telefonon Niko Nikën dhe i kërkon që të ndërhyjë që të bëjë një tampon nëse është i prekur me COVID në mënyrë urgjente. "Niko si kalove, me dëgjo se e kam urgjente ... me duhet me bo një tampon me çdo lloj shifre të mundshme, e du urgjent ... Le të kërkoj ca te doj, me thuaj ca do, na ja ku i ke, ti coj personin dhe te hyj. Si i bohet? Niko i thotë: Ja të flas me nji matrapaze që kena aty. Menjëherë me pas personi nen hetim Niko Nika telefonon Eda Myftarin të ciles i thotë: Degjo, me bo nji tampon me pagesë, e bejmë dot neser, dhe sa ti them. Eda i thotë: Po bëhet pra, se ti e di shumë mir që bëhet, ca më pyet kot ... ik tani flasim nesër.

B.K./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?