Armet dhe fisheket qe iu sekuestruan 18-vjecarit

Kronikë

Me dy armë zjarri dhe nën akuzë për kultivim kanabisi, kapet 18-vjeçari në Fushë Krujë

25 Shtator 2018, 15:04| Përditesimi: 25 Shtator 2018, 15:09

  • Share

FUSHË –KRUJË-Policia ka arrestuar një 18-vjeçar, pasi iu gjetën dy armë zjarri, ndërsa akuzohet edhe për kultivim kanabisi. Ai është A. T. 18 vjeç, ndërsa u prangos, pasi gjatë kontrollit në vendin e quajtur "Kodra e Fiqve" u konstatua se qarkullonte me një armë zjarri në dorë.

Pas arrestimit nga kontrolli që u ushtrua në banesën e tij u gjet dhe sekuestrua edhe një tjetër armë zjarri pushkë model 56 dhe 58 fishekë luftarakë. Mbi 18-vjeçarin rëndon edhe akuza e kultivimit të bimëve narkotike, pasi gjatë kontrollit të territorit për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike shërbimet e Policisë kanë konstatuar të mbjella disa bimë narkotike, ky dyshohet se i ka kultivuar ai.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë për veprime të mëtejshme për veprat penale "Kultivimi i bimëve narkotike"dhe "Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit" parashikuar në nenet 284 dhe 278 të Kodit Penal.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?