Donald Tusk

Bota

Me dyfishin e shpejtësisë së lejuar, ish-zyrtarit të lartë të BE i pezullohet përkohësisht patenta

21 Nëntor 2021, 22:57| Përditesimi: 21 Nëntor 2021, 22:58

  • Share

Policia polake i pezulloi përkohësisht lejen e drejtimit ish-zyrtarit të lartë të Bashkimit Evropian, Donald Tusk dhe e gjobiti për tejkalim shpejtësie.

Tusk, 64 vjeç, i cili tani është kreu i partisë kryesore opozitare të Polonisë, Platforma Qytetare reagoi në Twitter, ku shkruan se masa e marrë ndaj tij ishte e drejtë dhe se e pranonte.

Atij do t’i pezullohet patenta për tre muaj dhe do ti hiqen edhe 10 pikë, nga 24 që lejohet në total, si dhe i është vendosur gjobë për tejkalim shpejtësie.

Ai u kap teksa po i jepte makinës me 100 km/h, ndërkohë që limit ishte 50 km/h.

"Kur shkelje te rregullave të qarkullimit rrugor, ka dënim me pezullim të lejes së drejtimit 3 muaj plus heqje 10 pikësh dhe gjobë. Të përshtatshme. E pranova pa diskutim", shkruan ai.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?