Teksa edhe Greqia ëhstë gjunjëzuar këtë vit nga zjarret masive që kanë shkrumbuar miliona hektarë me pyje e bimësi, duke shkaktuar edhe dëme në njerëz, banesa e gjë të gjallë, shteti fqinj njofton se ka nisur punën për të prodhuar flotën ajrore të avionëve që do shuajnë flakët edhe gjatë natës.
Bëhet fjalë për tipin ‘Canadair 515’ që ka rezultuar shumë efektivë gjatë operacioneve të ditës. Pilotët vazhdimisht kanë kundërshtuar fluturimin natën me këto mjete, pasi është e rrezikshme.
Ndaj edhe avioni i parë që do fluturojë në errësirë konfirmohet se është në ndërtim dhe sipër dhe do të dalë pas dy vitesh në fluturimin e tij. Edhe pse nuk po ndërtohet në Greqi, por në Kanada, ai është porosi e qeverisë greke. Do të jetë i pari nga 7 avionët e rinj Canadair 515 që do të blejë Greqia dhe që do të jenë të aftë të operojnë natën, informon media.
Avioni i ri zjarrfikës do të fillojë të dorëzohet në fund të vitit 2027 dhe në fillim të vitit 2028, sipas kompanisë, kanadeze De Havilland, e cila bleu Viking, të cilës i ishin transferuar të drejtat për prodhimin e Canadair nga Bombardier, pasi linja e prodhimit u ndërpre (për shkak të interesit zero, ndërkombëtarisht) në vitin 2015.
Përafërsisht 1,900 kilometra nga vendi ku dikur u ndërtuan avioni legjendar Canadair (Canadair) CL-415 dhe ai më i vjetër CL-215 , DHC-515 i parë grek , Canadair i gjeneratës së re po ndërtohet në Calgary të Kanadasë.
Komente
