Piktura e Gustav Klimt

Më e shtrenjta e shitur ndonjëherë në një ankand në Evropë! Kryevepra e fundit e Gustav Klimt, blihet për 100 milionë dollarë

30 Qershor 2023, 09:42| Përditesimi: 30 Qershor 2023, 09:48

  • Share

Një kryevepër e vonë e artistit austriak Gustav Klimt u ble për 108.4 milionë dollarë në Sotheby’s në Londër, duke u bërë kështu piktura më e shtrenjtë e shitur ndonjëherë në një ankand në Evropë.

Portreti i “Zonjës me Freskuese” iu shit një koleksionisti nga Hong Kongu, i cili triumfoi në një ‘luftë’ dhjetë minutëshe në ankandin Sotheby’s në Londër midis katër klientëve.

Vepra e artit, e cila paraqet një portretin e një gruaje ishte ende në një kavalet në studion e Klimt kur piktori vdiq në 1918.

Piktura tejkaloi çdo parashikim, duke thyer rekord, pasi u shit për 108.4 milionë dollarë.

Kryevepra e artistit austriak, ka ndikime të forta aziatike dhe i referohet ndikimit të artit dhe dizajnit japonez midis artistëve të Evropës Perëndimore.

Ajo gjithashtu përmban disa motive kineze duke përfshirë feniksin, një simbol i pavdekësisë dhe rilindjes, dhe lule zambak uji që nënkuptojnë dashurinë.

M.T/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?