'Me Egnatian llogarisim vetëm 3 pikët', mesfushori i Partizanit: Rruga më e shkurtër në Europa nga Kupa

9 Mars 2022, 15:47| Përditesimi: 9 Mars 2022, 17:15

  • Share

Barazimi në derbi është lënë pas nga Partizani edhe pse në medje bluan atë rast të Junior me portën e boshatisur. Sipas mesfushorit Arinaldo Rrapaj të kuqtë janë fokusuar te Egnatia, me shpresën se tani hapat fals nuk do të llogariten.

“Ne çdo ndeshje futemi për 3 pikë. Mendjen e kemi te Egnatia dhe shpresoj që të stërvitemi fort për ta fituar,”-deklaroi Arinaldo Rrapaj, futbollist i Partizanit

Në shortin e sotëm për gjysmëfinalet e Kupës së Shqipërisë Partizani peshkoi Vllazninë, një kundërshtar që ia vështirëson se tëprmi kualifikimin në Kupat e Europës.

“Mendoj se nga kampionati është pak më e vështirë dhe duhet të përqëndrohemi te kampionati, pasi ndeshje janë dhe është më e lehtë,”-u shpreh Arinaldo Rrapaj, futbollist i Partizanit.

Partizani që renditet në vendin e pestë, me 5 pikë më pak se Kukësi dhe Vllaznia, do të luajë të shtunën në orën 16:45 kundër Egnatias.

Ne.k.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?