Aleksandar Veselinovic

Sport

Me Egnatian në udhëtim, Veselinovic: Do shihni Partizanin më të mirë

14 Shkurt, 12:21| Përditesimi: 14 Shkurt, 12:31

  • Share


TIRANË - Egnatia dhe Partizani luajnë të shtunë në orën 13:30 në "Arena Egnatia" për raundin e 25-të të Superligës. Sfida e Rrogozhinës u komentua edhe nga trajneri i "Demave", Aleksandar Veselinovic. Serbi i stolit të Partizanit tha se në fushë do shohin ekipin më të mirë. Të kuqtë vijnë pas barazimit 1-1 në derbin me Tiranën.

"Sfida e radhës ndaj një kundërshtari direkt Egnatia

E respektojmë ekipin e Egnatias, ata janë kampionët në fuqi. Në këtë sezon ata po luajnë shkëlqyeshëm. Janë një skuadër kompakte , luajnë prej shumë kohësh bashkë dhe kanë automatizime në lojë. Ne duhet të mendojmë dhe për veten. E kemi përgatitur këtë përballje si çdo ndeshje dhe ekipi që do të zbresë nesër në fushë do të jetë ekipi më i mirë i Partizanit për këtë moment.

Nesër do të keni mungesa të rëndësishme

Në qoftë se do të filloja të numëroja lojtarët e skualifikuar me kartonë apo të dëmtuar do të humbisja shumë kohë. Lojtarët që janë të gatshëm për të luajtur meritojnë respekt maksimal. Jam i sigurtë që lojtarët të cilët do të zbresin në fushë ndaj Egnatias do të jenë të motivuar dhe të guximshëm.

Faza “Final Four”...

Së pari ne respektojmë çdo kundërshtar dhe si gjithmonë i marrim hap pas hapi. Eshtë gabim në futboll nëse mendon se duhet të ruash diçka dhe në këtë mënyrë e vendosni veten në pozicion mbrojtjeje. Nuk duhet të mendojmë në këtë mënyrë. Ne gjithmonë duhet të kemi një synim dhe ndeshja e nesërme ka synimin e saj. Përsa i përket synimeve afatgjata do t'i mendojmë për më vonë, ne mundohemi të fokusohemi vetëm te synimet afatshkurtër.

Në dy ndeshjet me Egnatian koleksiononi një fitore dhe një barazim...

Çdo ndeshje është një histori më vete. Në dy ndeshjet e para në të cilat kemi arritur rezultate pozitive mund të jetë si një bisedë e këndshme, por nuk është se ndihmon për ndeshjen e nesërme. Nesër kemi detyra të reja dhe duhet të përgjigjemi pozitivisht", tha Veselinovic.

Egnatia me 45 pikë mban kreun e renditjes, ndërkohë që Partizani me 40 pikë mban vendin e tretë dhe në pesë ndeshjet e fundit ka vetëm një fitore.


Lajmi kryesor:

Egnatia - Partizani dhe Dinamo - Vllaznia, raundi i 25-të i Superligës në dy ditë! Agjenda dhe fjala e trajnerëve


S.Dh/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?