Deputetja e zgjedhur e Partisë Demokratike, Grida Duma

Politikë

‘Më erdhën disa banda gjatë fushatës dhe u vetëofruan të na sillnin në pushtet’, Duma i merr mendim Bashës: Më tha absolutisht jo

4 Maj 2021, 11:47| Përditesimi: 4 Maj 2021, 11:53

  • Share

Deputetja e zgjedhur e Partisë Demokratike, Grida Duma gjatë një interviste në emisionin “Open”, deklaroi se gjatë fushatës elektorale disa banda i ofruan ndihmë financiare për të sjellë në pushtet PD në shkëmbim të posteve në Bashkitë gjatë zgjedhjeve lokale. .

Duma tregoi se këtë ofertë e diskutoi me kreun e PD, Lulzim Basha, duke i kërkuar qëndrimin e tij, i cili refuzoi në mënyrë absolute.

“Më erdhën disa banda gjatë fushatës, nga më të ndryshmet, u vetëofruan të na sjellin pushtetin me mënyrat e tyre duke shkuar në zonat e thella duke i kërcënuar banorët. Më thanë t’ju financojmë, por duam poste në Bashkitë gjatë zgjedhjeve lokale dhe unë shkova në zyrë dhe bëra një bisedë 3 minutëshe me Lulzim Bashën. I thashë këta persona më kanë ofruar këtë gjë, çfarë qëndrimi do mbani ju. Dhe unë e vlerësoj shumë gjestin e atij njeriu, që vetëm me një qasje dore më tha jo. Jo absolutisht.”, shprehet ajo.

Deputetja e zgjedhur pretendoi se nuk ka pasur kurrë dyshime por megjithatë duhet të vinte në dijeni rreth ofertës kryedemokratin Basha.

"Unë asnjëherë nuk kam pasur dyshime, dhe asnjëherë nuk do të kem, por duhet të vija në dijeni kryetarin e partisë. Ne nuk mund të lejonim që të vinim në pushtet me këto lloj bandash. Ne jemi me kartën morale më të ndershme,” tha Duma.

Grida Duma është një ndër deputetet e zgjedhura të Partisë Demokratike

J.GJ./ReportTv.al
Komento

Komente

  • LORA: 04/05/2021 16:56

    M'e tha ,i thashe= lehaqenja "politike" e babaleve te integrum,,,,prej tri dekadash. Griderine e ka zene zekthi (cmenduria) e mungeses se pushtetit per shkelymjen e Shqiperise.S'ka noi gjo per t'u cudit,,,,banditet kane shku tek homologia bandite,,,ne endrrat fluturake te griderise per pushtet. Qofte i bekuar verdikti i 25 prillit per ardhmerine e Shqiperise tone.

    Përgjigju
  • publik: 04/05/2021 14:05

    Bravò, Bravò!!! Por, mos keni harruar që e keni për detyrë t'i denonconi të gjitha këto raste? Për të mos thënë që tani Autoritetet tona të "zellshme" mund t'ju trokasin në derë për hetime të mëtejshme

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?