Një shtetas britanik që tentoi të kalonte fshehur në Britani fëmijë emigrantë të moshës edhe 1 vjeç në Britaninë e Madhe është dënuar me 4 vjet burg nga gjykata Canterbury Crown
Trevor Saker, 44 vjeç u shpall fajtor pasi ishte përpjekje për të lehtësuar hyrjen e 14 emigrantëve në Mbretërinë e Bashkuar.Emigrantët, mes tyre dhe fëmijë, fshiheshin pas kutive të furgonit të tij me të cilin e kishte mbushur me këpucë.Oficerëve kufitare kur kishte hyrë në Angli nga Franca u kishte thënë se i donte për biznesin e ri të gruas së tij.
Ai u arrestua pas një hetimi nga Njësia e Hetimeve Kriminale dhe Financiare (CFI) të Ministrisë së Brendshme. Në momentin e ndalimit, në korrik të 2018 atij iu gjetën 14 migrantë të paligjshëm në pjesën e pasme të furgonit, të fshehur pas kutive të kartonit. Emigrantët u identifikuan si shtetas irakianë dhe shqiptarë. Midis grupit ishin 4 fëmijë të moshës 1 deri në 6 vjeç.
44 vjeçari u shpall fajtor për dhënie ndihme për emigracionin e paligjshëm.