Londër - Dhjetra shqiptarë kanë dalë në qendër të Londrës të festojnë ditën e Pavarësisë mbrëmjen e 28 nëntorit.
Rrugët rreth Westministër kanë qenë të bllokuara nga turma njerëzish të cilët valëvisnin flamurin shqiptar dhe ndiznin fishekzjarre. Gjithashtu me makina, Audi Mercedes dhe makina sportive kanë hipur nëpër trotuare ndërsa i binin borive dhe festonin duke valëvitur flamurin kuq e zi.
Tubimi ka shkaktuar trafik dhe bllokim të rrugëve. Përmes postimeve në X policia londineze tha se kishte konstatuar shkelje gjatë tubimit. “Oficerët kanë ndaluar disa autokolona automjetesh që kanë lëvizur në Londrën qendrore këtë mbrëmje’ shkruan policia në rrjetin social X
Për disa policia I ka identifikuar si sjellje jo sociale prandaj ka ndaluar një numër drejtuesish të makinave për kundravajtje si dhe ka sekuestruar automjetet.
Ndërkohë Daily Mail ka publikuar dhe foto nga tubimi dhe informon se disa janë ndaluar për shkak se kanë hedhur fishekzjarre, si dhe shishe drejt efektivëve.
Policia ka ndërhyrë të shpërndajë tubimin edhe afër Stacionit të Waterloo-s. Më shumë se 1 mijë persona thuhet se kanë marrë pjesë raportojnë mediat britanike, ndërkohë një person është arrestuar pasi ka hedhur fishekzjarre ndërsa dy makina janë ndalaur pasi po lëviznin me njerëz të cilit kishin dalë mbi makinë e valëvisnin flamurin teksa mjeti ishte në lëvizje
“Kjo është qartësisht e rrezikshme. Dy makina janë ndaluar dhe do të ndalohen të tjera nëse kjo është e nevojshme’ tha policia.
Oficerët ndaluan gjithashtu disa makina që lëviznin në Londrën qendrore. Shoferët u raportuan për shkelje të rregullave të drejtimit ndërsa disa makina janë ndaluar
Sipas vlerësimeve të Zyrës Kombëtare të Statistikave, në vitin 2019 ka 47,000 banorë shqiptarë të lindur në Mbretërinë e Bashkuar.
Cdo gje ne lobin shqiptar eshte e ndertuar keq.Asnji gje me rregullat e shtetit ku jetojme.Ketu ka reputacion i pa afti.Jeta artistike ne Londer eshte me e dobeta e gjithe kombeve..Jemi per te qare hallim
PërgjigjuAnglezet I lene te bejne zhurme pastaj I shkojne te shpia ne darke
PërgjigjuKu nuk kanë vajtur shqiptarët dhe nuk e kanë bërë lëmsh, jo më trafikun e Londrës?!! Dhe thonë pastaj se po na bie në qafë policia...
PërgjigjuNe rralle te pare keto fshataret dalin pa leje. Qe ne cdo vend te botes eshte e ndaluar pa u njoftuar autoritetet perpara edhe duhet organizuar. Keta dine vetem te hapen bythesh si Turqit e Marokenet kur martohen me makina te shtrenjta te marra me qera ose kredi. Por ama nuk protestojne per te drejtat e Shqiptareve. Nuk protestojne per ate Shqiptarin qe u vetvra para pak ditesh ne kamp refugjatesh. Nuk protestojne qe Anglia te heqe vizat sic i ka hequr Europa e mos te shkojn me gomone por me avion sic shkojne Romunet, Bullgaret, Meksikanet, Peruja etj qe te mos flasim per vende me te fuqishme.
PërgjigjuPasardhesit e pellazgeve duke festuar
PërgjigjuHajde dhe sill femijet aty.. Shumica jane barbona me keqe se Anglezet vete. Me makina xhirojne gomat dhe muzike tallava. Nje show i peshtire qe te vjen turp kur e sheh.
PërgjigjuE dua Shqiperine shume por jam kunder festimeve neper vende te tjera. Kjo feste festohet ne vendin tend. Imagjinoni pak te bllokohen rruget e Tiranes nga mijra Pakistaneze psh te cilet festojne pavarsine e Pakestines. Çkusur kane vendet pritese ?
PërgjigjuJemi patriote shume te medhenj,por jetojme e punojme ne Londer.se kshu e kemi ne festojme nga londra por jemi patriote te zjarrte
PërgjigjuNiveli intelektual ne londer , na iku trruri atje fare????
PërgjigjuNuk mund te improvizosh festime ne rruge ne kundershtim me rregullat se festa kombetare nuk eshte ndeshje futbolli. Per krahasim, ne paraden e organizuar nga shoqatat shqiptare ne New York ka marre pjese edhe kryetari i bashkise se NY ndersa policet shqiptaro-amerikane kane qene pjese e festimeve.
PërgjigjuPO PSE O ANALFABET, PSE
PërgjigjuShume mire e bene, keshtu shtohet interesi per te kuptuar se ci kane bere asaj toke, pikerisht, po nga aty ne Londer!!
Lan nam keta 50 adoleshentet qe kan dal aty !!
Përgjigju