Protestues pro Palestinës u mblodhën në sheshin Skënderbej, ku kërkuan ndalimin e luftës në Gaza. Ata tentuan të zhvillonin një marshim, por u ndaluan nga policia.
***
Tiranë - Thirrjet “Liri, liri!” u dëgjuan në Sheshin Skënderbej ku mbështetës të Palestinës protestuan kundër luftës në Gaza.
Me flamuj palestinezë e pankarta në duar, ata dënuan vrasjen e mijëra fëmijëve të pafajshëm dhe kërkuan ndalimin e asaj që po ndodh në Gaza.
Nuk munguan as përplasjet me oficerët. Kryetari i shoqatës ‘Mexhlis’, Floriar Arapi, akuzoi policinë se nuk i lejoi të zhvillonin marshimin e planifikuar.
“Policia ka lejuar protestën te sheshi, por nuk na kanë lejuar që në të zhvillojmë marshimin”, tha ai.
Megjithatë, protestuesit tentuan të realizonin marshimin, duke u nisur drejt Rrugës së Kavajës. Por aty u ndaluan nga kordonët e policisë që kishin bllokuar daljen nga sheshi.
Demonstruesit provuan një tjetër dalje, por edhe aty u përballën me policinë.
Pas rreth një ore e gjysmë tension dhe përplasje verbale, protestuesit u larguan.
Komente

Kur iku Turku ne 1912 ka lan shum kopila ne trojet arbnore!
PërgjigjuNe te gjitho boten protestohet per Palestinen por ti je nje shpirt zi qe nuk te dhimben as femijet
keta jane sa myslimano e arabo leshi.Palestinezet te mos behen mish per top e nje Bande kriminele me emerin Hamas.Po su zhduken bandat kriminele e Hezbollah nuk ka paqe palestina,Lideret kry kriminela perse nuk rine ne Palestine po rine neper vila ne Katar
PërgjigjuNuk eshte e vertet, vetem krahu politik jetojn jasht per aktivitet e tyre politike dhe maredheniet me jasht se per ndryshe çdo here duhet te merrshin leje nga shteti terrorist. Te tjeret jetojn ne Palestine