Një protestë pro Gazës është mbajtur pasditen e sotme në ‘Sheshin Skënderbej’ në Tiranë. Protestuesit janë shfaqur me flamuj të Palestinës dhe me pankarta kundër luftës në Rripin e Gazës.
Në tubim janë mbledhur me dhjetëra protestues, duke shprehur solidaritet me popullin e Gazës, i cili po kalon një moment të vështirë. Po ashtu janë bërë thirrje kundër vrasjeve të njerëzve të pafajshëm, ku ka pasur edhe fjalime nga pjesëmarrësit.
Por duket se kjo protestë nuk ka përfunduar pa incidente, teksa ka pasur përplasje mes tubuesve dhe policisë, pasi kjo e fundit nuk i ka lejuar që të marshojnë në Tiranë. Në fjalën e tij në tubim, kryetari i shoqatës ‘Mexhlis’, Floriar Arapi, ka deklaruar se policia i ka lejuar që të mbajnë protestë në ‘Sheshin Skënderbej’, por nuk i ka lejuar që bëjnë një marshim në rrugët e kryeqytetit.
“Policia ka lejuar protestën te Sheshi, por nuk na kanë lejuar që në të zhvillojmë marshimin”, deklaroi Arapi.
Ndërsa pas pak çastesh, protestuesit nisën marshimit drejt Rrugës së Kavajës por u bllokuan nga efektivët e policisë, të cilët ndaluan daljen e tubuesve nga Sheshi Skënderbej.
Kjo ka shkaktuar indinjatë tek protestuesit, të cilët bënë thirrje për largimin e efektivëve edhe t’i lejojnë që të marshojnë drejt Rrugës së Kavajës.
“Liri Palestinës!”, ‘Të ju vijë turp!’, ‘Me kë jeni ju?’, ‘A e shihni se çfarë po ndodh me fëmijët në Gaza?”- ishin disa nga thirrjet e tubuesve, të cilët iu drejtuan një tjetër dalje, pranë Xhamisë në Sheshin Skënderbej, por edhe aty policia kishte bllokuar kalimin.
Ndërsa protestuesit gjithashtu bënë thirrje për lirinë e Palestinë
Komente

Kur iku Turku ne 1912 ka lan shum kopila ne trojet arbnore!
PërgjigjuNe te gjitho boten protestohet per Palestinen por ti je nje shpirt zi qe nuk te dhimben as femijet
keta jane sa myslimano e arabo leshi.Palestinezet te mos behen mish per top e nje Bande kriminele me emerin Hamas.Po su zhduken bandat kriminele e Hezbollah nuk ka paqe palestina,Lideret kry kriminela perse nuk rine ne Palestine po rine neper vila ne Katar
PërgjigjuNuk eshte e vertet, vetem krahu politik jetojn jasht per aktivitet e tyre politike dhe maredheniet me jasht se per ndryshe çdo here duhet te merrshin leje nga shteti terrorist. Te tjeret jetojn ne Palestine