Aktorja Sophie Turner

VIP & Spektakël

Me flokë pa larë prej vitesh, ylli i “Game of Thrones” rrëfen sakrificat e rolit: Ishte e shpifur, përfundova me paruke

20 Janar 2019, 17:33| Përditesimi: 20 Janar 2019, 17:37

  • Share

Nuk janë të pakta rastet kur kemi dëgjuar që aktorët bëjnë sakrifica të mëdha në paraqitjen e tyre të jashtme për shkak të roleve të ndryshme në filma. Një ndër ta është edhe Sophie Turner, ylli i “Game of Thrones”, e cila ka treguar se nuk i ka larë flokët prej vitesh.

Në një intervistë për ‘InStyle’, ajo ka rrëfyer se në sezonin e pestë të “Game of thrones” i dhanë urdhër të mos i lante më flokët. “Në sezonet e para, më lejohej të laja flokët sepse isha një vajzë e re aristokrate. Rreth sezonit të pestë, më kërkuan të mos i laja më flokët dhe ishte e shpifur.

Kishim dhe makineritë e dëborës që punonin dhe copëzat e letrave të dëborës të ngecnin në yndyrën e flokëve. Ishte e shpifur. Tani vendos paruke, kështu që mund t’i laj flokët kur të dua, gjë që është e këndshme. Por po, për disa vjet kam jetuar me flokë të yndyrshëm,”- shprehet Sophie.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Arrestimi i Veliajt, si e vlerësoni qëndrimin e Ramës ndaj drejtësisë?