KORÇË- Zamir Topi, 42-vjeçari nga Liboniku me probleme mendore që vrau me sëpatë bashkëfshatarin e tij Dashnor Osmani tre ditë më parë është lënë në burg pa afat nga gjykata me akuzën e vrasjes me paramendim. Zamir Topi ka refuzuar që t'u përgjigjet pyetjeve të gjyqtarit.
Report Tv siguron pamjet brenda gjykatës së Korçës, ku autori me flokët e gjata, të lëshuara dhe i heshtur nuk ka pranuar që t'i përgjigjet asnjë pyetje, përfshirë edhe gjeneralitetet. Avokati i caktuar kryesisht kërkoi në vazhdim të hetimeve, që autori i vrasjes t'i nënshtrohej ekzaminimit të gjendjes mendore, pasi ka disa vite që kurohej për çrregullime psikike. Seanca u zhvillua me dyer të mbyllura.
Shqiptarja.com zbardhi dje dëshminë tronditëse të tij para grupit hetimor pas vrasjes së bashkëfshatarit të tij nga Poçesta. Zamir Topi rrëfeu se kishte disa vite që kishte hyrë në konflikte verbale me viktimën Dashnor Osmani, pasi ky i fundit e akuzonte herë pas here se i kishte zënë dhe prishur varrin e nënës, në varrezat e fshatit Poçestë të Libonikut.
Debatet e ndërsjellata kanë vazhduar gjatë derisa në 28 janar 2020 Zamir Topi, qëlloi me një sëpatë në kokë Dashnor Topin. Zamir Topi ka treguar se nuk kishte lekë për të blerë sëpatën, por ia kishte marrë berberit. Pasi bleu sëpatën ai shkoi në vendin ku Osmani shiste bananet dhe e qëlloi në kokë për vdekje.