Gerti Shehu, 31 vjeçari që goditi me grusht Sali Berishën, në protestën e ditës së sotme, për të cilin doktori Sadik Lala, tha se vuan nga sëmundje mendore, është shfaqur edhe në një video në rrjetit social Tik-Tok, ku shihet se është 'vënë në lojë'. Siç shihet në pamje, personi që e filmon, e pyet për një vajzë, dhe përgjigja e Shehut është se ajo u largua me një elefant rus.
Gerti Shehu: Këtë paketën do ta ndaj me atë çunin dhe 10 cigaret e ngelura nuk do ti pi më! Këto janë 10 të fundit!
Djali që e filmom: Më fol për atë gocën që po flisje!
Gerti Shehu: Iku ajo me elefantin rus!
Djali që e filmon: Sheh Lizën ti në botën e çudirave!
Mjeku Sadik Lala konfirmoi se Shehu ishte pacient i tij që prej vitit 2018 dhe se dokumenti është lëshuar nga ai vetë.
Lajmi kryesor:
31-vjeçari që goditi Berishën i sëmurë mendor, nëna e tij i jep dokumentin Report Tv! Mjeku konfirmon: Pacient që nga 2018! Ish-kryeministri: Agjent i infiltruar! Policia: Gënjen
M.Q./ReportTv.al