Bajram Begaj dhe Zoran Milanoviç

Me ftesë të Begajt, presidenti kroat Zoran Milanoviç vizitë dy ditore me datë 18 dhe 19 tetor në Shqipëri (Axhenda)

17 Tetor 2023, 16:23| Përditesimi: 17 Tetor 2023, 16:31

  • Share

Me ftesë të presidentit Bajram Begaj, presidenti i Kroacisë Zoran Milanoviç do të zhvillojë një vizitë dy ditorë në Shqipëri.

Milanoviç, do të shoqërohet nga Zonja e Parë e Kroacisë, Sanja Musiç Milanoviç dhe një delegacion zyrtar.

Takimi zyrtar bilateral do të mbahet të mërkurën e 18 tetorit, pas të cilit do të zhvillohet konferenca për gazetarët. Të enjten e 19 tetorit Presidenti kroat Milanoviç së bashku me Presidentin Begaj, do të vizitojnë qytetin e Beratit.

Axhenda

Me ftesë të Presidentit të Republikës së Shqipërisë Sh.T.Z. Bajram Begaj, Presidenti i Republikës së Kroacisë Sh.T.Z. Zoran Milanoviç, do të zhvillojë një vizitë shtetërore dyditore në Shqipëri më 18 dhe 19 Tetor.

Presidenti i Republikës së Kroacisë, Sh.T.Z. Zoran Milanoviç, shoqërohet nga Zonja e Parë e Kroacisë, Sanja Musiç Milanoviç dhe një delegacion zyrtar. 

Takimi zyrtar bilateral do të mbahet të mërkurën e 18 tetorit, pas të cilit do të zhvillohet konferenca për gazetarët. Të enjten e 19 tetorit Presidenti kroat Milanoviç së bashku me Presidentin Begaj, do të vizitojnë qytetin e Beratit.

10:30-10:45 - Ceremonia e mirëseardhjes së Presidentit të Kroacisë, Sh.T.Z. Zoran Milanoviç i shoqëruar nga delagacioni zyrtar dhe Zonja e Parë e Kroacisë, Sanja Musiç Milanoviç.

10:50-11:10 -Takimi tete-à-tête mes Presidentit të Republikës së Shqipërisë Sh.T.Z. Bajram Begaj dhe Presidentit të Republikës së Kroacisë, Sh.T.Z. Zoran Milanoviç.

11:15-12:00 - Takimi dypalësh i delegacioneve të Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Kroacisë, i kryesuar nga Presidentët Begaj-Milanoviç.

12:10- 12-40- Deklarata dhe konferenca për shtyp nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë Sh.T.Z. Bajram Begaj dhe Presidenti i Republikës së Kroacisë, Sh.T.Z. Zoran Milanoviç.

M.Q.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Eli: 17/10/2023 16:51

    Sa me shume vizita sidomos krocia qe gjithmone ka qene dhe eshte pro nesh Shqiperise gjera tmira po i ndodhin shqiperise

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?