Zonja e Parë Armanda Begaj dhe presidenti Bajram Begaj

Me ftesë të mbretit Charles III, presidenti Begaj me bashkëshorten niset drejt Londrës për funeralin e mbretëreshës Elizabeth II

17 Shtator 2022, 14:02| Përditesimi: 17 Shtator 2022, 14:15

  • Share

Me ftesë të mbretit Cherles III, të Mbretërisë së Bashkuar dhe Commonwealth-it, presidenti i vendit Bajram Begaj i shoqëruar nga bashkëshortja e tij Armanda Begaj, do të nisen sot për të marrë pjesë në funeralin shtetëror për Mbretëreshën Elizabeth II.

I shoqëruar nga Zonja e Parë, Armanda Begaj, presidenti do të jetë pjesë e ceremonialit të homazheve, për nder të Mbretëreshës Elizabeth II.

Gjithashtu, Presidenti Begaj dhe Zonja e Parë e Republikës së Shqipërisë, do të jenë të ftuar në pritjen mbretërore, në të cilën krerët e shteteve nga e gjithë bota do të mirëpriten nga Mbreti Charles III, në Pallatin Buckingham.

Në kuadër të programit ceremonial, Presidenti Begaj dhe Zonja e Parë, Armanda Begaj, do të marrin pjesë dhe në pritjen e organizuar nga Ministri i Jashtëm i Mbretërisë së Bashkuar.

Në ceremonitë e organizuara me këtë rast, do të marrin pjesë autoritetet më të larta shtetërore të vendeve të ndryshme të botës.

Funerali i Mbretëreshës Elizabeth II do të mbahet të hënën më 19 shtator në Westminster Abbey në Londër. Mbretëresha Elizabeth II, monarkja më jetëgjatë e Mbretërisë së Bashkuar, u nda nga jeta pas 70 vitesh në fron, në moshën 96-vjeçare, duke i lënë fronin Mbretit Charles. 

M.Q./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Niko: 18/09/2022 08:32

    Historia je i madh

    Përgjigju
  • ademi: 17/09/2022 19:09

    Hajd mo shkoi dhe ky ne Londer! Me siguri do krenohet per vlerat qe kane shqiptaret ne trafikun e UK.

    Përgjigju
    • Historia: 18/09/2022 08:07

      Adem, po ta njihje historine do ta dije qe, ne kohe te mbretereshes Viktoria, anglezet kane bere lufte me Perandorine Kineze dy here qe te lejoheshin te benin tregti opiumi ne Kine. Keshtu qe Bajrami mund ta mbaje koken lart, se trafikantet shqiptare po mbajne gjalle nje tradite te vjeter angleze.

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?