Aineo Redo, 48 vjeç, me profesion avokat është gjetur i vdekur sot në Itali. Mediat italiane e përshkruajnë krimin si makabër, ndërsa raportojnë se avokati shqiptar ai u gjet me fyt të prerë me thikë, midis rrugës, në Reggio Emilia në Itali. 48-vjeçari u gjet nga një kalimtar i rastit, i cili lajmëroi policinë.
Hetuesit gjetën në vendngjarje thikën në dorën e viktimës. Pista e parë e hetuesve është vetëvrasja, por nuk përjashtohet edhe pista e vrasjes.
Kjo pasi ka dyshime se autori të ketë vendosur thikën në dorën e 49-vjeçarit për të shmangur hetimet në mënyrë që ngjarja e rëndë të duket si vetëvrasje. Ngjarja pritet të zbardhet filmimiet e kamerave në rrugë.