Kryeministri Edi Rama dhe bashkëshortja e tij, Linda

VIP & Spektakël
Top 24

Me gota vere dhe kikirikë, Rama mbledh familjen, shfaqet krah Lindës dhe tre fëmijëve (Foto)

20 Tetor 2018, 21:42| Përditesimi: 20 Tetor 2018, 21:46

  • Share

Kryeministri Edi Rama ka qenë gjithmonë i rezervuar përsa i përket fotove familjare. Shpesh here ai ka publikuar foto me të voglin e tij Zaho, por pa I treguar fytyrën plotësisht. Vetëm para pak minutash, Rama ka postuar një foto në rrjetin social Instagram panoramën e familjes së tij.

Kryeministri shihet mjaft i lumtur në krah të bashkëshortes së tij Lindës. Pjesë e tavolinës së tyre janë edhe tre fëmijët, Rea vajza e Lindës, Gregu, djali i Ramës dhe Zahoja i vogël, fëmija i vetëm i Lindës dhe kryeministrit Rama.

Në këtë foto shohim për herë të parë fytyrën e Zahos. Familja e kryeministrit shihet që po konsumojnë verë të kuqe dhe e kanë shoqëruar atë me kikirika.

Foto e publikuar nga kryeministri Edi Rama në Instagram 

 

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?