Kronikë
Top 24

Gurë e shkopinj drejt policisë për të mbrojtur banesat, shoqërohen dy vëllezërit te Bregu i Lumit (VIDEO)

8 Prill 2019, 11:04| Përditesimi: 9 Prill 2019, 08:28

  • Share

Banorët në zonën e Bregut të Lumit në Tiranë, kanë dalë në protestë për të kundërshtuar shembjen e banesave të tyre në kuadër të zgjerimit të Bulevardit të Ri. Me gurë dhe shkopinj në duar, qytetarët nuk kanë lejuar fadromat që të nisin punën, pasi sipas tyre nuk kanë marrë ende kompensimin. 

Pavarësisht kushteve të këqija të motit, kjo nuk i ka penguar qytetarët të ngjiten në çati, për të mbrojtur me trup shtëpitë e tyre. Ato kanë hedhur edhe tjegulla në drejtim të uniformave blu.

Gjithashtu, banorët shprehen se nuk ishin njoftuar më herët se prishja e banesave do të ndodhte ditën e sotme. Të pranishëm në protestë ishin edhe ish- deputeti i Partisë demokratike, Klevis Balliu dhe ish- deputetja Jorida Tabaku.

Ndërkohë mësohet se dy vëllezër janë shoqëruar nga policia për shkak të rezistencës dhe akteve që kanë bërë tëk Bregu i Lumit. Të shoqëruarit janë Bujar Durullari dhe Idajet Durullari.

 

Ora 20:52
EMRAT/ U përplasën me policinë e i goditën me gurë, shoqërohen dy vëllezërit tek Bregu i Lumit

Pas përplasjeve që banorët e Bregut të Lumit kanë patur ditën e sotme me policinë, së fundmi janë shoqëruar dy persona. Të shoqëruarit janë dy vëllezër emrat e të cilëve janë Bujar Durullari dhe Idajet Durullari.

Këta persona kanë kundërshtuar forcat e policisë dhe i kanë goditur ata me sende të forta gjatë përplasje për mbrojtjen e shtëpive që preken nga projekti në këtë zonë. 

Ora 16:55
Me gurë dhe shkopinj në duar,momenti ku policit qëllohet me gurë e i thyhet mburoja nga goditjet e banorëve
Ora 14:25
Bulevardi i Ri, banorët largojnë fadromat, nuk lejojnë prishjen e shtëpive ( VIDEO )

 Tensionet e ditës së sotme janë shkaktuar për shkak se banorët thonë se nuk do marrin dëmshpërblim.

Ora 14:16
Bulevardi i Ri, vijon rezistenca e banorëve kundër prishjes së banesave (FOTO)
Ora 12:38
Qetësohet situata te Bregu i Lumit, largohen policët dhe fadroma (VIDEO)

Për shkak të kundërshtimit të banorëve është pezulluar shembja e shtëpive. Largimi i fadromës dhe i uniformave blu ka qetësuar situat⌂n në zonën e bregut të Lumit, e ndërsa mësohet se në mbështetje të tyre kanë mbërritur edhe protestues nga zona e Astirit.

Ora 11:35
Bulevardi i Ri, banorët qëllojnë me gurë dhe përplasen me policinë kundë prishjes së banesave (FOTO)
Ora 11:30
VIDEO/Momenti kur banorët kundërshtojnë duke qëlluar me gurë

Këto janë momentet kur banorët që kundështojnë prishjen e banesave qëlluan me gurë ndaj punonjësëve të bashkisë dhe forcave të policisë

B.K./r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Bajoneta: 08/04/2019 19:12

    Njerez te egèr.kush u tha te ndertonit sipas qejfit.dhe tani beni gam-gam. Pash dhe ate bajgen e Fariut aty.sa per te q.m je o njeri i pafytyre.

    Përgjigju
  • Ani: 08/04/2019 15:41

    Njerez me bisht dhe me çomange ne dore. Ky eshte realiteti shqiptar. Njerez barbare qe zaptojne kuturu dhe kerkojne zgjidhje nga hajdutet ne qeveri. Skamje, mjerim, harbuteri, zhvatje nga keta njerez qe vetem bishti u mungon dhe gjethja perpara. Mjere barbaret shqiptare ku jetojne...

    Përgjigju
  • Kafsha: 08/04/2019 15:15

    Kabul eshte, duket xhamia perballë si raketë kozmike

    Përgjigju
  • Ilo: 08/04/2019 13:59

    O tiro c tokat i keni shit ne fillim te Blv pastaj shkuat ne hipoteke e bete sikur kallcishtet ishin zene me dajat dhe kusherinjte dhe bllokuat dhenien è certifikatave atyre qe u keni marre leket,moret edhe kompesim nga Bashkia se normal hipoteka dhe Bashkia njohin si pronar mashtruesit ndersa tani thua toke è xanun jo mo eshte blere Jane leshuar edhe certifikatat è pronesise ne 1998 dhe ne 2006 keto certifikatat vete organi qe i ka leshuar i Quan te pavlefshme, dhe treta nuk e di KY palo Ikmt nuk e di o akoma eshte nen urdhdrat e Florenc Hoxhes se si vijne pa asnje njoftim te prishin shtepite po' kosto per Lali mashtruesin eshte.

    Përgjigju
  • tini: 08/04/2019 13:59

    Ate krim qe ka bere PD me token e xanun duke ja marre pronareve dhe duke ja dhene loceve ska zot qe e zgjidh.Po pyetni keto zabtues qe ne qofte se nje tiranas i merr token ne veri, ja lejojne ap i marrin jeten ?

    Përgjigju
  • CaBone: 08/04/2019 13:36

    38x5= 190. Apo ju analfabetet i beni si Luli 7x7=42

    Përgjigju
  • Niki: 08/04/2019 12:49

    Nuk mund te kete nje njeri me i vshtirshem se ky Klevis Balliu qe po perfiton nga problemet e njerzve ne nevoje per te bere propaganda. Njeri pa shpirt dhe i uritur nga pushteti.

    Përgjigju
  • tironci: 08/04/2019 12:25

    po dhe ne nai moren tokat ne fillim te bulevardit qe i kishim tonat dhe sbon zhurme po keto toke e xanun ca mutin kane ??

    Përgjigju
  • Fredi: 08/04/2019 12:23

    Vetëm Junta Ushtarake pastron mu tërinë 30 vjeçare të ndërtimit të zaptimit e shëmtirllëkut.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush, a mund të integrohet Shqipëria në BE brenda 2030-ës?