ilustruese

Bota

Më i madhi në botë! Rusia, Kina e Mongolia, firmosin memorandumin për gazsjellësin "Fuqia e Siberisë 2"

2 Shtator, 11:50| Përditesimi: 2 Shtator, 11:56

  • Share

Rusia, Kina dhe Mongolia kanë nënshkruar, në samitin trepalësh të mbajtur në Pekin, një memorandum detyrues për ndërtimin e gazsjellësit Poëer of Siberia 2 (Fuqia e Siberisë 2), i cili do të transportojë gaz rus drejt Republikës Popullore të Kinës, si dhe të gazsjellësit tranzit Soyuz Vostok, që do të kalojë përmes territorit të kryeqytetit mongol, Ulan Bator.

Këtë e ka njoftuar drejtori ekzekutiv i Gazprom-it, Alexei Miller, siç raporton agjencia ruse Tass. Miller theksoi se ky projekt do të bëhet më i madhi në botë në fushën e gazit, si dhe më kapitalkërkuesi. Marrëveshja e nënshkruar mes Gazprom-it dhe kompanisë kineze CNPC ka një vlefshmëri 30-vjeçare, shtoi ai.

Sipas marrëveshjes, furnizimet me gaz përmes gazsjellësit Power of Siberia — linja e parë e të cilit u hap në vitin 2019 — do të rriten nga 38 miliardë në 44 miliardë metra kub në vit. Ndërkohë, pritet që sasia e gazit që do të kalojë përmes Mongolisë të rritet nga 10 miliardë në 12 miliardë metra kub në vit.

Kjo infrastrukturë do të lidhë vendburimet e gazit të Siberisë Perëndimore me rajonin autonom ujgur të Xinjiangut në Kinë, me një kapacitet të parashikuar prej 50 miliardë metra kub në vit.

Në janar 2022, projekti e kaloi fazën e studimit të fizibilitetit, ndërsa Autoriteti Shtetëror i Mongolisë e miratoi atë në mars të vitit 2025.

 

//La Repubblica

A.I/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord me propozimin e Ramës për heqjen e depozitave të ujit nga pallatet?