Kombëtarja kundër Polonisë

Sport

Më i miri i muajit në Korenë e Jugut, ftesa e merituar për Jasir Asanin në Kombëtare

7 Prill 2023, 14:57| Përditesimi: 7 Prill 2023, 15:01

  • Share

Futbollisti i Kombëtares, Jasir Asani është shpallur lojtari më i mirë në elitën e futbollit në Korenë e Jugut për muajin mars. Sulmuesi anësor ka shënuar 4 gola në po kaq ndeshje që është aktivizuar në kampionat, teksa 27-vjeçari është pjesë edhe e formacionit më të mirë të muajit mars.

Në përballjen e fundit para ftesës nga trajneri Sylvinho, skuadra e tij Guangiu fitoi 5-0 me Incheon, me shkupjanin që shënoi tripletë fantastike. Jasiri në mars plotësoi ëndrrën e fëmijërisë, duke luajtur me kombëtaren shqiptare në ndeshjen kundër Polonisë, e vlefshme për kualifikueset e Euro 2024.

Jasir Asani

Përshtatja e shpejtë me ekipin kombëtar ka ngjallur shpresa te tifozët, me Asanin që duket se ka të ardhmen para te kuqezinjtë. Më parë Asani ka luajtur me Vardarin, Shkupin dhe Pobedën (Maqedonia e Veriut), Partizanin (Shqipëri), AIK (Suedi) dhe Kisvarda (Hungari).

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?