Mbrojtësi i Kombëtares dhe i Famalicao në Portugali, Enea Mihaj ka lënë fushën i dëmtuar. Në elitën e Portugalisë, skuadra e Mihaj humbi dje 0-1 në shtëpi me Arouca për javën e 26-të të sezonit, me shtatëlartin e mbrojtjes që u dëmtua në minutën e 67.
Menjëherë stafi mjekësor ka njoftuar për ndërrimin, me Mihaj që i bëri vend Otavios. Ende nuk dihet grada e dëmtimit për mbrojtësin, teksa duket se stafi i Kombëtares është vendosur në alarm.
Veç tij, në qendër të mbrojtjes vijon të jetë i dëmtuar edhe Gjimshiti. Kujtojmë se Kombëtarja kuqezi luan dy ndeshje "finale" në qershor (17 dhe 20) kundër Moldavisë dhe Ishujve Faroe, të vlefshme për kualifikueset e Europianit 2024 që do zhvillohet në Gjermani.