Paraqitjet e mira po ia shpërblejnë Armando Brojës. Sulmuesi kuqezi zhvilloi një paraqitje të mirë në miqësoren ndaj Spanjës, ndërsa në atë me Gjeorgjinë ishte disi në hije për atë pjesë loje që u aktivizua.
Sipas faqes së njohur “Transfermarkt”, vetëm para pak ditësh kartoni i 20-vjeçarit kushtonte 9 milionë euro, ndërsa tani vlera e Armando Brojës ka shkuar në 18 milionë dhe së shpejti pritet që kjo vlerë të rritet edhe më shumë, edhe pse klubi i Çelsit që ka në pronësi sulmuesin e Kombëtares shqiptare nuk do të mjaftohet me këtë shifër.