Më i vështiri për t’u bindur nga Basha, Mediu vijon këmbënguljen: PD nuk mund t’i presë rrugën një republikani fitues

16 Janar 2021, 18:32| Përditesimi: 16 Janar 2021, 18:51

  • Share

TIRANË- Negociatat mes republikanëve dhe Partisë Demokratike kanë ngecur në kalkulimet sesa kandidatë të PR duhet të përfshihen në listën zgjedhore.  Megjithatë Fatmir Mediu nuk tërhiqet nga kërkesa për një vlerësim sa më të drejtë të peshës elektorale të partisë që drejton.

“Ne mundësisht të gjykojmë bashkë me Partinë Demokratike se kush janë kandidaturat fituese. Për mua është shumë i rëndësishëm çdo republikan, por kur ai është fitues, ashtu sic është i rëndësishëm dhe çdo demokrat kur është fitues. Ne nuk mund t`i presim rrugën një demokrati fitues, madje do t`a mbështesim atë, ashtu siç besoj edhe Partia Demokratike nuk mund t`i presë rrugën një republikani kontribues dhe fitues, sepse i shërben fitores së datës 25 prill” tha Mediu.

Rezultatet elektorale të PR gjatë zgjedhjeve të kaluara për Mediun, janë kyçe në marrjen e vendimit për të shkuar me një listë me PD në zgjedhje, apo jo.

“Ne mund t'i referohemi çdo lloj rezultati elektoral, si të Partisë Demokratike dhe të Partisë Republikane dhe partive të tjera, për të përcaktuar se ku është pesha elektorale e Partisë Republikane, ku është pesha elektorale e Partisë Demokratike, si është shtrirja gjeografike e votave të Partisë Republikane, dhe në të gjitha qarqet, se ku e ka vendin Partia Republikane, në renditjen e kandidatëve.” tha Kreu i Republikanëve.

Deklaratat, ky i fundit i bëri gjatë një takimi ish-ambasadorë ku diskutoi çështjen e integrimit të vendit në BE.

B.K.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Paradoksi: 17/01/2021 09:02

    Shikoni o Shqiptar jevgjiti fatmir mediu kërkon vota. Kto vota ky i do që të gjakosi e vjedhi prap Shqiptarët. Kjo është e pa par një kriminel hajdut si fatmir jevgjit mediu vazhdon e militon në politik në një ko që ky qen bir qeni 400 brezash duhet të ishte në burg.

    Përgjigju
  • emri: 16/01/2021 20:13

    pika.... pika

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?