Politikë

Më i votuari i primareve në Elbasan! Berisha e “lëshoi”, Lapajt i ikën, Dash Sula: Po më kërkojnë me ngulm në PD

15 Mars, 16:09| Përditesimi: 15 Mars, 16:47

  • Share

Ujërat e vendimmarrjes politike, se nën ombrellën e cilit koalicion do të përfaqësojë mbështetësit e tij, vijojnë të jenë të trazuara për deputetin demokrat Dashnor Sula.

I lënë jashtë listës së mbyllur të Elbasanit nga Sali Berisha, ndonëse u shpall më i votuari i primareve, mbrëmjen e 12 marsit, Dashnor Sula mori vendimin për t’u strehuar në listat e Adriatik Lapajt dhe koalicionit “Nisma Shqipëria Bëhet”, por me një vendim surprizë, të premten e 14 marsit, u tërhoq.

Të parët që e njoftuan tërheqjen e Sulës qenë përfaqësuesit e “Nisma Shqipëria Bëhet” të cilët e lidhën me mos-dakordësinë për bashkëpunimin në koalicion.

Kjo lëvizje e Sulës ngriti dyshimet se ky i fundit mund të ketë një rikthim në listat e PD-së, sa kohë sipas ligjit, palët politike kanë afat deri në mesnatën e 15 marsit për të bërë rregullime te listat, për të hequr apo për të shtuar kandidatë.

Vetë Sula la të kuptuar negociata të mundshme me PD për t’u rikthyer, dhe pa përmendur emra, për Report Tv tha se “është një moment që njerëzit e PD po e kërkojnë me ngulm”

Largimi i tij nga PD pas zhgënjimit me Sali Berishën u komentua gjatë, edhe nga vetë kryedemokrati, nga Elbasani në ditën e Verës tha se largimi i Sulës ishte shmangie e betejës së burrave.

Do të mbetet për t’u parë nëse Sula do të kthehet në PD, pas mesnatës së 15 marsit, kur koha e partive për të bërë rregullime në lista të përfundojë.

Rregullime në listat e kandidatëve, të dorëzuara më 12 mars, po bëjnë edhe një sërë partish të tjera, ndërsa këtë të shtunë KQZ miratoi zyrtarisht listat e partisë së parë, Lëvizjes Bashkë të Arlind Qorrit.

G.M./SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Fibi: 15/03/2025 16:48

    BADALLA

    Përgjigju
  • Delinquenti: 15/03/2025 16:27

    Amon Dasho shko ke PD se do na ngelet hatri amon pash gomoret e peqinit

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se SPAK po e heton siç duhet masakrën e Gërdecit?