16-vjeçarja dhe vendi ku u gjet e vdekur

'Më iku lulja ime', dëshmia e babait të 16-vjeçares shqiptare të vdekur në Greqi: E vranë! Motra: Më mori në telefon duke qarë

16 Korrik 2020, 16:19| Përditesimi: 16 Korrik 2020, 16:23

  • Share

Vdekja e dyshimtë e 16-vjeçares shqiptare në Trikala në Greqi  vijon të hetohet nga policia, e cila ka marrë tabulatet telefonike të vajzës kryer gjatë orëve të fundit. Nga mesazhet e zbuluar nga tabulatet telefonike vërtetohet se ajo ka folur me një 27-vjeçar, oficer policie me të cilin do të takohej dhe më pas me miqtë e saj, por asnjë mesazh nuk shfaq shenja të konfliktit apo mërzitjes, përkundrazi ishin mesazhe normale shkëmbyer mes miqsh. Kjo e bënë edhe më të vështirë faktin për të kuptuar nëse vdekja e 16-vjeçares ishte vrasje apo vetëvrasje.

Familjarët e saj e mohojnë fortë këtë gjë duke thënë se policia duhet të gjejë autorin që e shtyj vajzën nga lartësia, pasi ajo nuk kishte asnjë arsye pse duhet të ndërmerrte këtë akt ekstrem.

Babai dhe motra e viktimës mohojnë kategorikisht mundësinë e vetëvrasjes. Babai u shpreh për mediat greke se kërkon drejtësi për vajzën e mitur dhe thotë se vajzën ia kanë vrarë.

Nuk mundem as unë të ngjitem aty sipër. Pastaj, sipër është bosh, si mundet të ecë sipër dhe të dalë para, këtu nuk ka dysheme… si ra dhe si erdhi deri këtu?! E kanë vrarë, më mbyllën derën, më iku lulja ime…” , tha babai me lot në sy.

Ndërsa e motra binjake e viktimës, Kristina deklaron se motra e saj ka dalë nga shtëpia në orën 02:00 të mëngjesit, për të takuar një djalë 27-vjeçar, oficer policie, të cilin e kishte njohur në Instagram. Ky ishte takimi i tyre i parë, ndërsa kërkimet nga familjarët nisën në orën 03:00 të natës pasi Maria nuk ishte kthyer ende. Kristina tregon se në orën 04:00 të mëngjesit, Maria i është përgjigjur në telefon dhe i kishte thënë të kujdesej për veten duke qarë.

“Ma hap telefonin me një zë duke qarë dhe më thotë: Kristina të dua dhe të kesh kujdes. Këtë më tha. Sapo ma tha, dola në rrugë dhe nisa të kërkoj, ishte ora 04:00 e mëngjesit. E dija që kishte dalë, mora në telefon policinë, se Maria nuk po vinte. Dua të dalë e vërteta. Ajo po bëhej gati që në orën 20:00 të dilte. Unë nuk doja që ajo të dilte më të. Më tha ‘do dal, mos u shqetëso’. Përgjithësisht ajo nuk dilte asnjëherë në orë të tilla”, dëshmon e motra.

16-vjeçarja me origjinë shqiptare jetonte në qendër të Trikalës me familjen e saj, ndërsa ajo u gjet nga policia në oborrin e kishës përmbys, dhe fytyra i ishte dëmtuar që besohej se i janë shkaktuar nga rënia nga lartësia. Policia vijon me marrjen e dëshmive dhe hetimet për të zbardhur këtë ngjarje që ka tronditur opinionin publik.

Komento

Komente

  • SHQIPTARI: 17/07/2020 15:53

    Shqiptaret akoma nuk e kane kuptuar se greku ka nxjerre fytyren e tij te vertete,ate qe kishte disa vite pa e treguar,ate te URREJTJES PER SHQIPTARET,sepse deri dje ia kishte nevojen.Tani shqiptaret nuk kane asnje fare mbrojtje dhe shtypen e vriten si qente pa e care koken as Qeveria Greke as kjo e jona qe eshte e ditur qe nuk i dhimbsen qytetaret e saj.Nese vazhdoni te rrini atje keto pasoja do keni sepse dihet se sa "na duan".Jane RACISTE DHE ALBANOFOBE.

    Përgjigju
  • Nana: 16/07/2020 21:35

    Zoti i dhashte kivet familjes vajzes ,sinqerisht me vjen shuuum keq. Sepse jam prind dhe ne emigrim jam me gjithe familje. Por duke qen se edhe ne Greqi kam njerz te mijet ,desha tju them ju shqiptareve qe jetoni ne Greqi , fmijet mos i lejoni shume neper jete nate . Ju po punoni ne bujqesi ne djell e shi e fmijet ne jete nate .Nata ashte nate Nata eshte e pa bese.

    Përgjigju
  • Jorgo: 16/07/2020 19:23

    Kthehuni ne shqiperi..larg nga greku...

    Përgjigju
  • WTF: 16/07/2020 16:39

    Me fal por nuk ka shans qe nje prind normal te lejoje vajzen apo djalin ne ate moshe te dale ne 2 e ne 3 te nates per te takuar miq. Kjo tragjedi eshte pasoje e vendimeve te gabuara.

    Përgjigju
    • Surprised: 17/07/2020 10:17

      Po cfare jane keto gjykime te tilla? Si guxoni te jeni kaq mendjengushte? Ne cfaredo lloj ore te kete dale , asgje dhe askush nuk justifikon nje vrasje ne rrethana te tilla!!!

    • prind: 16/07/2020 19:01

      un jam prind dhe kam femije te mitur akoma ....por me sa degjova i jati nuk ishte ne shtepi.ishte ne SHQIPERI e ndoshta prandaj ka dale se ka perfitu nga mungesa e tij...por nuk eshte per te gjykuar.zoti e vrafte ate qe i ka hequr jeten te shkretes dhe shpirti i saj te jete ne paqen e ZOTIT....e ZOTI paste meshire per shpirtin e saj.Amin

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?