Rabiot dhe Mbappe

'Më irriton shumë, nuk e kuptoj pse e bën', Rabiot zbulon çfarë e pengon tek Mbappe

28 Dhjetor 2022, 07:48| Përditesimi: 28 Dhjetor 2022, 07:51

  • Share

Mesfushori francez i Juventusit, Adrien Rabiot, ka treguar se çfarë e irriton në të vërtetë kur bëhet fjalë për bashkëkombësin e tij, Kylian Mbappe. Dy futbollistët ishin në mesin e më të mirëve te Les Bleus që arritën deri në finale të ‘Katar 2022’, ku pësuan pas ekzekutimit të penalltive nga Argjentina.

Duke folur për Le Media Carre, lojtari i Juventusit shpjegoi një shprehi të çuditshme që e ka sulmuesi i Paris Saint-Germainit.

“Kylian Mbappe vërtet më irriton kur e ndryshon zërin për intervista. Kur bisedon me të gjithë ne, flet normalisht, pastaj gjatë një interviste e ndryshon tërësisht zërin. Nuk e di pse e bën këtë”. Është irrituese, vërtet më streson. Mendoj se të gjithë e kanë vënë re”, ka deklaruar Rabiot.

Duke marrë parasysh historinë e përplasjeve dhe debateve të shëmtuara në skuadrën e Francës gjatë fushatave të Kampionatit Botëror, ky është problemi më i vogël i tyre. 

B.V/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?