“Nuk pashë asgjë. Më ishin errur sytë dhe kisha djallin në tru”. Kështu u rrëfye Taulant Malaj, 45-vjeçari që vrau vajzën e tij 16-vjeçare dhe fqinjin me të cilin dyshonte se e tradhtonte gruaja.
Kur karabinierët e arrestuan, ishte ende me rrobat e krimit, të lyera me gjak dhe kishte lënë thikën e kuzhinës brenda makinës. Në gjendje konfuze, pyeste: “Si është Xhesika, a është mirë?”
Djali 5-vjecar i kishte shpëtuar duarve të babait të nevrikosur pasi ishte fshehur prapa divanit dhe në momentin e mbërritjes së karabinierëve, iu besua dajave.
Lajmi kryesor: