Me Izraelin 'jetë a vdekje', Reja provon skema dhe lojtarë të rinj! Mungesat e Gjimshitit dhe Kumbullës, Veseli: Na intereson grupi

21 Shtator 2022, 14:39| Përditesimi: 21 Shtator 2022, 16:14

  • Share

Për Shqipërinë të shtunën në transfertën e Izrealit do jetë për ‘jetë a vdekje’, pasi çdo rezultat tjetër i heq mundësinë kuqezinjve për të kapur vendin e parë në grupin e Ligën e Kombeve. Trajneri Reja është ende i shqetësuar pasi dëmtimi i Uzunit nuk e lë të qetë, ndërsa Sokol Cikalleshi ka zbuluar se italiani po provon lojtarë dhe skema të reja për këtë ndeshje.

“Është një ndeshje që kemi përballë një kundërshtarë të vështirë. Jemi në një grup më të vështirë se ç’e kemi patur ndonjëherë. Është një ndeshje që duhet të bëjmë më të mirën në aspektin taktik, duke mos pësuar gol dhe pastaj me aftësitë që kemi të arrijmë të shënojmë. Për rrjedhojë të marrim 3 pikët se vetëm ky është opsioni në këtë ndeshje,”-u shpreh Sokol Cikalleshi, futbollist i Kombëtares.

Mbrojtësi Frederik Veseli me shumë mundësi do nisë titullarë për të zëvendësuar Gjimshitin dhe Kumbullën të dëmtuar, ndërsa sipas tij nëse luajnë në grup kuqezinjtë nuk do kenë probleme në prapavijë.

“Ne nuk i japim shumë rëndësi lojtarit individual por grupit. Unë besoj personalisht që secili lojtar duhet të marrë përgjegjësi individualisht dhe pastaj të japë maksimumin në grup për të bërë një mbrojtje të mirë,”-deklaroi Frederik Veseli, futbollist i kombëtares.

Pas sfidës me Izrealin, 3 ditë më pas më 27 shtator, kombëtarja do luajë kundër Islandës në ‘Air Albania’. Këto janë dy ndeshjet e fundit në Ligën e Kombeve ku Shqipëria renditet e tretë me 1 pikë, 4 më pak se Izreali kryesues.

Ne.k.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?