Ministrja e Arsimit i përgjigjet Luiza Gegës: Të kemi mbështetur gjithmonë, ke marrë 13 shpërblime në 2 vitet e fundit

17 Janar, 13:00| Përditesimi: 17 Janar, 13:19

  • Share

Pas akuzave të Luiza Gegës se i janë mohuar disa shpërblime, ministrja e Arsimit Ogerta Manastirliu tha pas mbledhjes së Këshillit të Ministrave se kampionia e Europës është mbështetur gjithmonë.

Ministrja tha se atletja në dy vitet e fundit ka marrë 13 shpërblime në 10 gara ndërkombëtare dhe se do vijojnë ta mbështesin.

“Qeveria shqiptare dhe ministria është e angazhuar në mbështetjen e sportistëve elitarë, e kemi treguar jo vetëm për kampionin tonë, mbështetjen sa i takon sistemit të shpërblimeve të miratuara. Përtej shpërblimeve, sportistët janë edhe të mbështetur nga aspektet në ligjin e sportit, por edhe mbështetje direkte në trupat e FA. Do e mbështesim në garat ku ka patur arritje të larta. Gjatë vitit 2022-2023, 13 shpërblime. Do e vlerësojmë, siç e kemi vlerësuar gjithmonë”, tha ministrja.

Sipas Gegës shpërblimet nuk janë dhënë, pasi nuk ka patur kontrolle dopingu, ndërsa gjithsesi ato janë njohur nga Federata Ndërkombëtare e Atletikës.


Lajmi kryesor:

Kolegji i Europës në Tiranë, qeveria do financojë 5 bursa vjetore për studentët shqiptarë


SI.E./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?