Dilaver Idrizi

'Më jep 50 euro, i dua për mamanë', si Dilaver Idrizi i kërkoi para vajzës së bashkëjetueses pasi e hodhi nga ballkoni! Dëshmia e së bijës: Më tha ka rënë nga shkallët

28 Mars 2022, 14:30| Përditesimi: 28 Mars 2022, 14:33

  • Share

Dilaver Idrizi, 62-vjeçari i cili u arrestua 4 ditë më parë, e dhunoi barbarisht bashkëjetuesen, para se ta hidhte atë nga ballkoni. Gazetari i Report Tv, Arsen Rusta, ka zbardhur dosjen e prokurorisë, ku dëshmia e vajzës së gruas tregon me detaje atë që ka ndodhur. Ajo thotë se Idrizi e kishte marrë atë në telefon duke i kërkuar 50 euro e duke e gënjyer se i donte i për mamanë e saj, pasi kishte rënë nga shkallët.

Ajo ka dëshmuar se e kishte kuptuar që 62-vjeçari mund të kishte gisht në aksidentit që i kishte ndodhur të ëmës, pasi nuk e lejonte në asnjë moment të fliste me të në spital.

Por pasi Idrizi ishte larguar, e ëma i kishte rrëfyer dhunën barbare që bashkëjetuesi kishte ushtruar ndaj saj, duke e goditur me rrip pantallonash, grushte e shqelma, duke e lënë pa ndjenja. Sesi ka rënë nga ballkoni, gruaja ka deklaruar se nuk e mbante mend, por se kujtonte vetëm kur ka parë veten poshtë dhe të rrethuar nga një pellg gjaku.

"Dilaveri më mori në telefon dhe më tha se i duheshin 50 euro. I tash të vinte te puna ime dhe tja jepja. Ai erdhi dhe nisi të më pyeste për shëndetin dhe pastaj nisi të më fliste rreth mamit duke më thënë se ata natë i kishte rrëshqitur këmba te shkallët dhe ishte dëmtuar te pjesa e legenit. Unë në atë moment kam mbetur e habitur duke u trembur dhe nxora lekët dhe ja dhashë se më tha se i donte për mamin. E pyeta ku ishte mami dhe më tha se ishte te spitali Ushtarak, por pa më treguar se në çfarë gjendje shëndetësore ishte. Kam shkuar në spital dhe mami ishte në Reanimacion. Dilaveri u habit kur më pa dhe tha pse nuk më more në telefon dhe mos e shqetëso mamin pasi e lodh. Që aty dyshova se i kishte bërë diçka, pasi shpesh më thoshte të mos e pyesja shumë. Pas pak kam hyrë te reanimacioni dhe pash që mami kishte shenja dhune, fryrje balli, çarje të hundës dhe në pjesën e qafës kam parë gërvishtje dhe unë aty jam tromaksur. Mami më shikonte mua dhe nuk fliste, vetëm qante. E pyeta se çfarë kishte ndodhur, por aty ndërhyri Dilaveri duke më thënë mos ta pyesja sepse e lodh. Pastaj mami më tha se nuk kishte gjë dhe se ishte rrëzuar nga shkallët pasi i ishin marrë mendtë. Dilaveri nuk e linte për asnjë moment vetëm. Pasi Dilaveri u largua në shtëpi i thash mamit më trego çfarë ka ndodhur dhe hapa inçizuesin e telefonit pasi kisha frikë se mos ajo e ndryshonte dëshminë nga frika. Më tha se Dilaveri i kishte kërkuar llogari për disa mesazhe urimi për 8-mars dhe kishte filluar ta rrihte me rrip, ta qëllonte me grushte e shqelma dhe duke i thënë se do e mbyste fare. E kishte rrahur sa i kishte rënë të fikët. Më tha se nuk mbante mend asgjë si kishte rënë, por vetëm kur kishte parë veten poshtë pallatit duke i rrjedhur gjak", ka thënë ajo.

Pas deklaratave të vajzës është bërë i mundur arrestimi i Dilaver Idrizit i dyshuar si autor i kësaj ngjarjeje. Ai ndodhet në spital, kjo për shkak se qelisë ku ai ndodhej në Komisariatin e Kamzës iu vu zjarri nga një tjetër i arrestuar, 26-vjeçari Arben Mici. Si pasojë e zjarrit, Mici humbi jetën, ndërsa Idrizi ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

Komento

Komente

  • LORA: 28/03/2022 15:36

    Sikur te pervelohej edhe ky, bashke me ate tjetrin,,,te dy barbare brenda shtepise,,,do ishte me mire.

    Përgjigju
  • Loni: 28/03/2022 14:36

    Ti duhesh pushkatuar ore Barbar ik ore leje rrot mulliri ste pleqen dyshim se te tradheton aq mbaroj ske pse forcohesh me shume! Sedra madhe ju! Ju doni me shkuar me femra te tjera jasht martese femrat e juaja mos shkojne! Klase shoqerore e izoluar pa rendiment fare fare opo fare! Pushkatim pa gjygj do Ti!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?