Foto ilustruese

‘Më jep 50 mijë lekë dhe të jap patentën’ arrestohet 56-vjeçari në Dibër që i premtoi të riut se do ta pajiste me leje drejtimi

30 Mars 2023, 12:26| Përditesimi: 30 Mars 2023, 12:31

  • Share

Avni Daci, 56-vjeç, është arrestuar nga policia e Dibrës, pasi i kishte marrë deri në 50 mijë lekë një 32-vjeçari duke i premtuar se do ta pajiste me leje drejtimi, përfunduar praktikën siç e parashikon ligji.

Sipas policisë ky shtetas dyshohet se i ka marrë shumën 50 000 lekë të rinj, shtetasit J. M., 32 vjeç, me premtimin se do ta regjistronte ne autoshkollën e shokut të tij dhe do ta pajiste me lejen e drejtimit, pa përfunduar praktikën që parashikohet ligjërisht.  

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër, për veprime të mëtejshme.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?