Foto ilustruese

Kronikë

'Më jep 7500 euro se do t'i shtoj'/ Arrestohet burri i fallxhores që zhvati qytetarin në Fier

14 Korrik 2018, 10:46| Përditesimi: 14 Korrik 2018, 10:49

  • Share

FIER-Policia ka arrestuar me akuzën e mashtrimit 60 vjeçarin Enver Llapashtica banues në Radostinë. Ai është burri i Liljana Llapashticës e arrestuar pak ditë më parë për mashtrim, pasi i mori një person 7500 euro.

Report Tv mëson se 51-vjeçarja ishte fallxhore, ndërsa i ka thënë 44-vjeçarit me inicialet A. I. t'i japë shumën prej 7500 euro, pasi do ia shtonte.

‘Enver Llapashtica, 60 vjeç, banues në Radostinë, Fier. Ndalimi u bë pasi Prokuroria Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, ka lëshuar Urdhrin e ndalimit datë 08.06.2018 për këtë shtetas si autor i dyshuar për veprën penale "Mashtrimi" e parashikuar nga Neni 143/2/3 i Kodit Penal’ njofton policia në Fier.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Trump tarifa doganore 10 për qind Shqipërisë, sa ndikon në ekonomi?