Foto Ilustruese

Kronikë

'Më jep paratë ose do të të djeg të gjallë', kapet shqiptari që shiste drogë në Itali (EMRI)

2 Tetor 2018, 22:35| Përditesimi: 2 Tetor 2018, 22:39

  • Share

ITALI- Një shqiptar 42-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Padovës, për grabitje dhe kërcënim.

Sipas mediave italiane, shqiptari kërcënoi një konsumator të drogës që ai shpërndante se do ta digjte të gjallë nëse nuk i jepte paratë që i kishte borxh.

Italiani kishte akumuluar ndaj shqiptarit të identifikuar si Eduard Ndoj një borxh prej 3,400 eurosh.

Autoritetet vijojnë punë për zbardhjen e aktivitetit e 42-vjeçarit, ndërsa ka dyshime të forta se në këtë zonë ka një numër të madh personash, të cilët kanë bashkëpunuar me shqiptarin për shpërndarje droge.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A e keni të qartë se si duhet të votoni më 11 maj?